LAJME

Valmire Arifi: Kur fjalët e deputetes së LDK-së bien ndesh me veprimet e partisë

Znj. Valentina Bunjaku, deputete në parlamentin e Kosovës, dje deklaroi se duhet ta bëjmë të dielën pushim për punëtorët e sektorit privat. Mirë boll. Por, kur e kujton se ajo vjen nga LDK, partia e cila është ka qenë penguesi kryesor i kësaj nisme, atëherë këtu diçka nuk është në rregull. Fjalët e kujt po i flet zonja deputete? A po flet në emër të vetin personal apo në emër të partisë? Nëse po flet në emër personal, është vonuar shumë, por nëse po flet në emër të partisë aq më keq, sepse pikërisht shumica e asambleistëve të partisë së saj ( dhe disa asambleistë të partive tjera) e kanë penguar dhe zvarritur këtë çështje me kaq rëndësi.
Pse bash tani erdhi ky deklarim, kur dihet se ka muaj që kjo çëshjte ka zënë fill? Mos vallë, vetëm tani, udhëheqja e Gjilanit me në krye z. Hazirin e kanë kuptuar se çfarë gabimi të rëndë bënë?
Kjo është punë e asambleistëve të Gjilanit e jo punë deputetëve të parlamentit, por duke e parë gabimin e madh që bënë, u ndien të vogël për ta përmirërsuar atë dhe kështu u desh ndoshta edhe të detyrojnë një deputeten e tyre të tentojë të bëjë diçka.
Më mirë do të ishte të deklarohen publikisht ata që e penguan këtë nismë urgjente dhe të thonin që deri tani gabuam dhe prej tani e tutje do t’i bëjmë gjërat mirë. Më mirë do të ishte të flasin ata që e kanë bërë këtë turp e jo ju znj. deputete.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close