LAJME

Një nxënëse e Zhegrës ka ndërruar jetë derisa po përgatitej për shkollë

Një nxënëse e shkollës së Zhegrës, ka ndërruar jetë sot në mëngjes, derisa po bëhej gati për shkollë.

Njoftimi është bërë publik në faqen zyrtare të xhamisë së fshatit Zhegër.

Ky është postimi i plotë:

Më datë 11.02.2020 ndërroi jetë nxënësja e shkollës “Agim Ramadani” në Zhegër, duke u përgatitur në mëngjesin e sotëm për në shkollë.

Njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot rreth orës 7:15 të mëngjesit ndërroi jetë Vanesa Veseli, vajza e Izer Veselit.

Varrimi bëhet nesër, më 12.02.2020, pas namazit të ikindisë, këtu në varrezat e fshatit Zhegër.

Me respekt: Familja Veseli./Mediafokus

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close