LAJME

Këto janë fshatrat e “vdekura” në Anamoravë

Dhjetëra fshatra në Anamoravë kanë ngelur me nga dy-tri familje, ose edhe pa asnjë, si pasojë e shpërnguljes dhe zhvendosjes së popullatës gjatë luftës së fundit, shkruan portali mediafokus.info.

Ka vendbanime ku nuk frymon më jetë njeriu. Në komunën e Gjilanit, fshatra pa banorë, zyrtarisht janë Burinca e Terziajt, por ka edhe fshatra tjera, ku nuk jeton më njeri.

Oley Sunglasses -$21.00Bamboo Leg Polarized Sunglasses men Shipping Worldwide included.

Në Kamenicë, pa asnjë banorë janë Kremenata dhe Velegllava e Poshtme. Gragjeniku ka vetëm dy banorë, një burrë dhe një grua. Mozgova në Artanë nuk ka asnjë banor.

Fshati më i madh në këtë komunë, është Pasjaku, që ka rreth shtatë herë më shumë banorë se sa vetë Artana, si vendbanim.

Kurse në Viti, pa banorë janë fshatrat Mjak e Vërnakollë. Vërnezi ka vetëm një banor.

Kurse sa u përket lagjeve, nëpër fshatrat e tipit të shpërndarë, siç është Vërbica e Zhegocit në komunën e Gjilanit, shumë prej tyre kanë ngelur vetëm toponime.

Hashanët, që dikur ishin një lagje kompakte në këtë fshat, me 12-13 shtëpi, tanimë nuk ekzistojnë.

Të gjitha familjet janë shpërngulur kolektivisht në Sllovi të Lipjanit, ku njihen me të njëjtin emër.

Atje kanë ngelur shtëpi të rrënuara, ara djerrina, livadhe, male, kumbulla dhe pemë të tjera që i hanë shpendët, kroje që gurgullojnë nga uji i freskët, por nuk ka kush t`i pijë.

Në të gjitha këto fshatra dikur kishte jetë, siç kishte edhe në Vërnakollë të Vitisë, ku tani mund ta takosh vetëm ndonjë prift që vjen për t`u kujdesur për kishën, ose ndonjë bari nga fshatrat përreth, që del për t`i kullotur delet.

Edhe në Lipovicë, Myçibabë e Burincë jetojnë pak familje./Mediafokus

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close