LAJME
E konfirmon deputetja e VV nga Gjilani: TAKSA PO HIQET

Deputetët e Lëvizjes “Vetëvendosje” kanë konfirmuar se taksa ndaj Serbisë pritet të hiqet duke u zëvendësuar me reciprocitet.
Deputetja e kësaj partie, nga rajoni i Gjilanit, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni ka deklaruar se heqja e taksës pason edhe me uljen e pagës së kryeminsitrit, shkruan Indeksonline
“I pari kryeministër që ndër vendimet e para të tij, vendos uljen e pagës së vet dhe kabinetit të tij. Për dallim të atij tjetrit që ia bëri vetes pagën 3000 euro, me arsyetimin se sa më e lartë paga, mundësitë me vjedhë më të vogla. Ama paska edhe pagë të ulët edhe dinjitet për shtet. Edhe tarifa po hiqet. Shkojmë me reciprocitet”, ka shkruar ajo.