LAJME

Zgjedhen anëtarët e rinj, Sami Kurteshi përfundon në KQZ

Para pak çasteve janë emëruar anëtarët e ri të Komisionit Qendror Zgjedhor, raporton Gazeta Express. 

Në KQZ janë mandatuar anëtarët e rinj, që parashihej të merrnin mandatet e tyre brenda 60 ditëve prej që janë mbajtur zgjedhjet. 

Bazuar në numrin e deputetëve, të gjitha Grupeve Parlamentare u takojnë nga një anëtar në KQZ, përvec Lëvizjës Vetëvendosje, e cila do të ketë dy të mandatuar. 

Më poshtë gjeni emrat e të gjithë anëtarëve të rinj:

Sami Kurteshi, Ali Mrama – LVV

Sami Hamiti – LDK

Arianit Elshani – PDK

Ibrahim Selmanaj – AAK

Eshref Vishi – Nisma 

Nenad Rikallo – Lista Serbe, nga serbët

Cemal Kurtisi, Artan Asllani, Rifat Krasniq – nga minoritetet e tjera. /Express/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close