LAJME

Gjykata e Apelit e liron nga akuza ish-drejtorin e Prokurimit, Salih Kqiku

Gjykata e Apelit, departamenti i krimeve të rënda, e ka liruar nga akuza ish drejtorin e Prokurimit, Salih Kqiku, pas një procesi maratonë.

Mediafokus.info ka siguruar vendimin, ku kjo instancë e lartë e drejtësisë e ka liruar Kqikun, i cili ngarkohej me veprën penale ‘asgjësimi apo fshehja e materialit arkivor’.

Avokati i Kqikut, Shemsedin Pira, në një prononcim për Mediafokus.info, ka deklaruar se ka qenë i bindur në pafajsinë e Kqikut, që prej fillimit.

“Prej fillimit kam qenë i bindur se Salih Kqiku do të lirohet nga përgjegjësia penale sepse nuk ka pasur asnjë provë të vetme që do ta konfirmojë fajsinë e tij. Vendimi është i drejtë dhe i ligjshëm”, ka thënë për Mediafokus.info, avokati Shemsedin Pira.

Ja vendimi i plotë i Gjykatës së Apelit:

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close