LAJME

Uran Ismaili po konsiderohet Ministri më i mirë prej pasluftës në Shëndetësi

Ish Ministri i Shëndetësisë z. Uran Ismaili nga shumë qytetarë po konsiderohet si Ministri më i mirë dhe më i suksesshëm nga të gjithë ministrat e tjerë sa i përket sektorit të shëndetësisë, transmeton gjilani sot.

Ai për më pak se dy vite ka arritur të ndryshojë në shumë drejtime sektorin më problematik në Kosovë, atë të shëndetësisë.

Së fundmi, edhe një vajzë ka reaguar duke e falënderuar ish ministrin Ismaili për kujdesin e ofruar për prindin e saj në repartin e Kardiologjisë.

Ajo shprehet se falë punës së mirë në këtë raport, sot prindi i saj është gjallë.

Ministri Uran Ismaili ka publikuar letrën e saj dhe ka shkruajtur se;

Për një kohë të shkurtër, me shumë sfida e vështirësi para vetes, por me punë dhe vullnet të mirë, filluam t’ia kthenim rëndësinë sektorit të shëndetësisë dhe qytetarëve trajtimin e dinjitetshëm, ashtu siç e meritonin. Përmirësimet u panë dhe u ndjenë shumë. Inspirimi im kanë qenë qytetarët e Kosovës, pa dallim. Mbështetja e tyre ishte energji për mua. Letra e Gentianës, të cilën mund ta shihni në këtë video, është rikujtim që ia ka vlejtur çdo angazhim. Falemnderit!

https://www.facebook.com/uismaili/videos/509533729708500/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close