LAJME

18 vjeçari nga Gjilani vret veten aksidentalisht

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme një 18 vjeçar nga Gjilani duke manipuluar me një pushkë gjuetie, aksidentalisht ka humbur jetën, shkruan Reporteri.net.


Ngjara dyshohet se ka ndodhur dje, rreth orës 19:30.

Dyshohet se i ndjeri M.B. (2002), nga Gjilani, gjersa kishte qenë në shtëpinë e babait të tij, në fshatin Tërsten, komuna e Kamenicës, duke manovruar me një armë gjuetie të llojit ‘’Magnum’’, e njëjta aksidentalisht kishte shkrepur, duke i shkaktuar lëndime në pjesën e majtë të kokës, si pasojë e të cilave ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin për media.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë prokurori kujdestar, policia dhe mjeku kujdestar, i cili edhe e ka konstatuar vdekjen e tij, ndërsa rasti është cilësuar si ‘’Vetëvrasje aksidentale’’.

Prokurori i rastit, ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë i të ndjerit, të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për kryerjen e obduksionit./Reporteri.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close