LAJME

Periskopi: VV dhe LDK merren vesh për t’u mos hetuar afera korruptive e fabrikës së radiatorëve në Gjilan

Një darkë e mbrëmshme në restorant “Village” në Prishtinë, në të cilën kanë marrë pjesë Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani, në njërën anë, dhe Albin Kurti e Glauk Konjufca, në anën tjetër, ka përfunduar me shtrëngim duarsh.

Vetëvendosje dhe LDK nga kjo darkë dhe gjatë ditës së sotme duket se kanë lëvizur për përafrimin e këtyre dy partive dhe njeriu më meritor për këtë duket të jetë Lutfi Haziri, për të cilin dihet publikisht që as Albin Kurti dhe as Vjosa Osmani nuk kanë ndonjë simpati të madhe, përkundrazi e kanë parë si kundërshtar të tyre të urryer.

Po ashtu, edhe grupet punuese nga LDK dhe VV janë takuar mbrëmë dhe sot, e gjithashtu pritet që ta kenë një takim edhe nesër, mëson Persikopi.

Burimet kanë bërë të ditur se Vjosa Osmani e ka siguruar Lutfi Hazirin se kryeministri i ri Albin Kurti do të garantojë që Ministria e Drejtësisë që do të udhëhiqet nga Vetëvendosje nuk do të merret me rastin e aferës korruptive në skandalin e fabrikës së radiatorëve në Gjilan, për të cilin skandal Vetëvendosje kishte premtuar më parë se do ta hetojë deri në fund.

Me këtë rast, Lutfi Haziri e Vjosa Osmani kanë shënuar edhe një fitore ndaj Agim Veliut i cili mësohet se ka ndjekur linjën amerikane të Richard Grenell, i dërguar i Presidentit të SHBA-së Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, i cili nuk e kishte parapëlqyer koalicionin VV-LDK

Çelësi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve për arritjen e koalicionit thuhet të jetë largimi i Glauk Konjufcës nga posti i kryeparlamentarit, për çfarë pohohet që Albin Kurti është pajtuar.

Dorëheqja e Konjufcës mund të ndodhë ditën e mbajtjes së seancës, të hënën në orën 11:00, për t’i hapur rrugë votimit të Albin Kurtit për kryeministër.

Po ashtu, lobuesja më e madhe për arritjen e këtij koalicioni, po del të jetë edhe përfaqësuesja e BE në Kosovë Natalyie Apostolova e cila siç kanë treguar burime të Periskopit, të premten gjatë ditës ka takuar në Prizren deputetët e minoriteteve të cilëve u ka thënë ta mbështesin Qeverinë e Albin Kurtit, pasi siç u ka thënë ajo minoritarëve, Kurti e ka garantuar Josep Borellin se do të vazhdojë dialogun me Serbinë./Periskopi/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close