LAJME

Gjilani pritet të përfitojë 10 milionë dollarë për ujin

Gjilani dhe në përgjithësi rajoni i Anamoravës gjatë muajve të fundit po përballet me thatësi ekstreme dhe për pasojë, me reduktime të ashpra të ujit të pijshëm.

Sipas një njoftimi për media, duket se kjo Komunë pritet ta zgjidh këtë problem të ujit me mbështetjen e Bankës Botërore, në një projekt të madh prej 10 milionë dollarë.

“Ju njoftojmë se kryetari Lutfi Haziri, të enjten (30.01.2020) pret në takim përfaqësues të Bankës Botërore, lidhur me konkretizimin e projektit afatgjatë për ujin e pijshëm, që kap vlerën e mbi 10 milionë dollarë. Takimi mbahet me fillim në ora 9:00, në zyrën e kryetarit”, thuhet në njoftimin për media të Komunës së Gjilanit./MediaFokus/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close