LAJME

Një kronist nga Gjilani shprehet se Novobërdalitë e themeluan Gjilanin dhe jo Gjinollët

Njëri ndër kronistët e Gjilanit, dr Shefqet Mehmet nuk pajtohet se themelues të këtij qyteti janë familja Gjinolli, siç thuhet dhe siç dihej deri më tani.

Ai thotë se Gjilanin si vendbanim e ka themeluar familja Novobërdaliu dhe Dizdar. Sipas tij, Gjinollët kanë ardhur më vonë në Gjilan.

Ky është komenti i tij në shkrimin e portalit mediafokus.info rreth themelimit të Gjilanit, që sipas gojëdhënave ishte familja Gjinolli.

Gilanin e kanë formuar Novoberdalitë dhe Dizdaret.

Gjinollët, Mustafa ka ardhur më 1781 në Gilan. Më 1765 ka jetuar në Vrajë, ku gjendet konaku i Rauf beg Gjinollit që ka pasur fëmijë  Baftijarin, Mehmetin dhe Mustafanë.

Baftijari (Bafti) begu dhe Mehmeti formojnë vijën prishtinase, Mustafa vranë Dizdarin Ahmet Jahja Zaden më 1215, sipas hixhrit dhe formon vijën gilanasvet.

Vdes më 1226 sipas hixhrit.

Nuk ka pasur fëmijë. Ka ngrit Rashitin që ia ndërrojnë emrin në Hurshid që martohet me serben Marijen (Bejazen) dhe ka fëmijë Hamdiun dhe Maliqin.

Maliqi ka fëmijë Musraren, Tefikun dhe Hyseinin. Hamdiu ka fëmijë Subhi, Shefkiun, Baftijarin, Eshrefin, përfundon sqarimin e tij dr Shefqet Mehmet.

……………..

Deri më tani është thënë se qyteti i  Gjilanit, që sipas gojëdhënave popullore, është formuar si vendbanim rreth vitit 1750, ndërsa si qendër urbane – në vitin 1772, nga familja feudale shqiptare e Gjinajve, e cila që nga viti 1737 deri në fund të shekullit XIX ka sunduar në Kosovë, Drenicë, Llap dhe Moravë.

Sulltani ka qenë i detyruar ta pranojë pushtetin e kësaj familje si pushtet të trashëguar.

Gjinajt, në gjysmën e dytë të shekullit XIX e transferuan selinë e tyre prej Novobërdës dhe i ndërtuan sarajet e veta në vendin ku tash gjendet Gjilani.

Si themelues i Gjilanit njihet Bahti Beg Gjinolli.

Siç shihet, Shefqet Mehmet e konteston këtë familje si themeluese të Gjilanit. Disa të tjerë përmendin familjen Gerbolli, Okllapi.

Shpresojmë se kësisoj po hapim një debat rreth themelimit të Gjilanit dhe historikut të tij.

Redaksia e portalit Mediafokus mirëpret kontributet e historianëve dhe njohësve të historisë së Gjilanit rreth kësaj teme./MediaFokus/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close