LAJME

Cila familje konsiderohet themeluese e Gjilanit?

Në qytetin e Gjilanit, që sipas gojëdhënave popullore, është formuar si vendbanim rreth vitit 1750, ndërsa si qendër urbane – në vitin 1772, ende ruhet shtëpia e Kajmekamit dhe depoja ushtarake turke.

Dihet mirëfilli se Gjilanin si qytet e ka themeluar familja feudale shqiptare e Gjinajve, e cila që nga viti 1737 deri në fund të shekullit XIX ka sunduar në Kosovë, Drenicë, Llap dhe Moravë.

Sulltani ka qenë i detyruar ta pranojë pushtetin e kësaj familje si pushtet të trashëguar.

Gjinajt, në gjysmën e dytë të shekullit XIX e transferuan selinë e tyre prej Novobërdës dhe i ndërtuan sarajet e veta në vendin ku tash gjendet Gjilani.

Si themelues i Gjilanit njihet Bahti Beg Gjinolli.

Pra, Gjilani është krijuar nga familja shqiptare dhe kjo është dëshmia kryesore se ai ka identitetit shqiptar./Mediafokus/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close