LAJME

Qemajl Mustafa: Pavarësisht hatërmbetjeve, Agim Aliu e Shaqir Totaj në pozita plotësisht të merituara

Kryetari i Degës së PDK-së në Gjilan z. Qemajl Mustafa ka komentuar zhvillimet e fundit politike brenda kësaj partie, transmeton Gjilani SOT.

Ai e ka përshëndetur zgjedhjen e Agim Aliut dhe Shaqir Totajt në pozitat e nënkryetarëve të PDK-së në nivel qendror.

Kryetari Mustafa ka theksuar se pavarësisht hatërmbetjeve të disa funksionarëve tradicionalë, emërimi i Agim Aliut e Shaqir Totajt është plotësisht meritor.

Po ju sjellim reagimin e plotë:

Pavarësisht përfaqësimit të deritanishëm në kryesinë qendrore të PDK që është plotësisht i pa ekuilibruar në kuptimin gjeografik (rajonal), për herë të parë pas 20 vitesh, PDK ka vendosur me e respektue fuqinë politike nga baza dhe atë fuqi me e vendosë në krye të saj.
Pavarësisht hatërmbetjeve eventuale të akademikëve, të funksionerëve tradicionalë dhe të disa “urbanëve” që përherë ishin nënkryetarë të saj, vendosja e Agim Aliut dhe e Shaqir Totaj në këto pozocione, sipas rezonit tim, është plotësisht meritore. Ata kanë dëshmuar që dijnë me e ruajtë dhe me e rritë votën për PDK në komunat e tyre. Në fakt, LDK si rivali ynë i përhershëm kështu ka bërë përherë dhe e ka ruajtur trupin e vet elektoral. Mirë që jemi “kthjellë” më në fund dhe kryetari Veseli e bëri këtë hap.
I mbetet ta ekuilibrojë majen e partisë me përfaqësim adekuat dhe t’i ndezë motorët e të marshojë me krejtë efektivat përpara drejtë vitit 2021. Mbase, në ndonjë betejë edhe më heret?!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close