LAJME

“Grumbull i madh i qenve endacak janë duke i sulmuar qytetarët në lagjen ‘Kufcë e Epërme”

Qytetarët ballafaqohen me qent endacak çdo ditë kur duhet ti shoqërojnë fëmijët herët në mëngjes për shkollë, pastaj kur shkojnë në punë dhe kur dalin për shërbime tjera ditore.

Qentë endacak janë shumë në lagjen tonë, dhe janë duke na shqetësuar e rrezikuar çdo ditë, si në mëngjes ashtu edhe gjatë mbrëmjes jemi në hall prej tyre.

Kemi nevojë që komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Asosacionin e Komunave të Kosovës dhe qeverinë, të ndërmarin masat e duhura sepse qent në lagjen tonë nuk janë të trajtuar dhe i sulmojnë qytetarët ditë e natë, ndjehemu të rrezikuar çdo moment.

Prandaj kërkojmë nga komuna e Gjilanit reagim të shpejtë dhe serioz në parandalimin e ndonjë fatkeqësi veçanërisht të fëmijëve tanë. Fikri Mehmeti – banor i lagjes

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close