LAJME

A dini se “Flaka e Janarit” nisi në objektin e një mejtepi të Xhamisë së Bresalcit

Mejtepi i xhamisë së Bresalcit është ndërtuar krahas xhamisë, në vitin 1856.

Mejtepi, përpos funksionit të përhershëm, ka shërbyer edhe si shkollë e ambulancë për këtë dhe fshatrat përreth.

Ajo që e bën edhe më të veçantë, ky objekt ka shërbyer në vitet 90-ta edhe si shtëpi kulture.

Ndërsa, është i jashtëzakonshëm fakti se Manifestimi “Flaka e Janarit” e ka parë dritën pikërisht në këtë mejtep, më 18 janar 1992, shkruan Mediafokus.info.

Sot, Manifestimi kulturor mbërëkombëtar është i 29-ti me radhë që po organizohet, ku përmes katër shtyllave për një muaj rresht, heronjtë, dëshmorët e martirët e kombit nderohen me anë të vlerave kulturore.

Në murin përballë derës së hyrjes së mejtepit ndodhen portretet e heronjve Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka, Rexhep Mala e Nuhi Berisha.

Sot, mejtepi shërben për mesim-besim të fëmijëve të Bresalcit. Pasluftës e këndej, muralet janë të mbuluara, meqë sipas ritit fetar islam, gjatë veprimtarive mësimore fetare, ndalohet ekspozimi i fotografive.

Ky objekt është futur në mesin e objekteve të trashëgimisë kulturore. /mediafokus/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close