LAJME

Xhihadisti gjilanas, vdes nga uria në një burg kurd

Bedri Elezi, drejtori i Institut të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Kosovë, ka bërë të ditur sot se një luftëtar shqiptar i ISIS-sit, që ndodhej në burgjet kurde, ka humbur jetën.

Elezi tha në studion e Abcnews se ai ishte një i ri nga Gjilani, pjesë e ISIS-sit, i arrestuar nga forcat kurde në kufi me Irakun.

“Sipas informacioneve të marra në burgun Hasakah, ku ndodhen shqiptarë”, tha Elezi, “ai ka vdekur për shkak të mungesës së ushqimeve”.

“Mungesa e ushqimeve ka ardhur për shkak të tkurrjes së aktivitetit të këtyre forcave kurde në rajon, pas zhvillimeve të fundit të njohura. Sipas burimeve që ne kemi, është një gjendje e tmerrshme e të burgosurve në tërësi në ato burgje,” tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close