LAJME

Xhamitë e Muhamedit në Gjilan kanë elemente autoktone

Duke e pasur parasysh që xhamitë janë objekte që i shërbejnë popullatës së vendit ku ato ndërtohen, atëherë është e domosdoshme që xhamitë në Kosovë të përmbajnë elemente të kulturës sonë, thotë arkitekti i dhjetëra objekteve të tilla fetare në Gjilan e rrethinë, Muhamed Sadriu.

Disa nga këto objekte të kultit në Kosovë, janë të vjetra po aq sa edhe vetë feja islame, ndonëse kanë mbetur pak xhami që janë të vjetra më shumë se 100 vjet. Arkitektura e tyre është pa dyshim e stilit osman, shkruan portali mediafokus.info

Por, në Kosovë janë projektuar dhe ndërtuar edhe xhami të reja, pas luftës. Arkitekti Muhamed Sadriu është projektues i disa objekteve të kultit në Gjilan. Ai, këtë punë e bënë vullnetarisht.

Xhamitë e vjetra të Gjilanit nuk kanë dallime nga ato të Kosovës. Shumë prej tyre nuk kanë ndonjë arkitekturë apo ndonjë stil arkitektonik të ndonjë shkolle, por janë ndërtuar nga mjeshtër vendas, sa për të shërbyer për ritet fetare. Arkitekturës nuk i është kushtuar ndonjë rëndësi.

Përjashtim bëjnë Xhamia e Madhe e Xhamia Atik, ku vërehet stili osman, por që të dyja janë të ndryshme nga njëra-tjetra, thotë Muhamed Sadriu.

Por, prej e ka këtë dashuri të madhe për të projektuar xhami Muhamed Sadriu?

I rritur në një mjedis religjioz dhe me edukatë të lartë fetare, natyrisht që një nga dëshirat e mia ka qenë që në rrafshin profesional të jap kontributin tim, thotë ai.

Xhamia e parë që ka projektuar dhe dizajnuar, ndonëse jo deri në fund, është ajo në lagjen “Arbëria”, menjëherë pas luftës.

“Ishte sfidë edhe eksperiencë në të njëjtën kohë për mua, sepse xhamia i kishte tanimë themelet dhe duhej që projekti t`i përshtatej situatës në vend”, thotë ai.

Duket se stili që përdori Muhamedi në xhaminë e “Arbërisë” u pëlqeu besimtarëve.

Filluan kërkesa për projekte të xhamive tjera dhe kështu ai vazhdoi rrugëtimin në projektimin e xhamive në regjionin e Gjilanit, Artanë dhe Luginën e Preshevës.

Numri i xhamive që ka projektuar ai është mjaft i madh, por meqë kjo është një punë vullnetare, Muhamedi nuk dëshiron t`i numëroj të gjitha projektet.

“Gjatë projektimit të xhamive jam munduar që kujdes të veçantë t`i kushtoj tri elementeve themelore: thjeshtësisë, funksionalitetit dhe qëndrueshmërisë së objektit”, rrëfen ai punën e tij.

Objektet e projektuara nga Muhamedi dallojnë shumë nga stili i xhamive të mëhershme, sepse ai i ka kushtuar shumë rëndësi ndriçimit, por edhe enterieri ndryshon nga stili i mëhershëm.

Një prej projekteve me sfiduese për të ka qenë Xhamia e Deremahalles (Xhamia e Vogël), për  shkak të hapësirës dhe formës së truallit ku është ndërtuar.

Ishte e vështirë, që së pari të bind Këshillin e xhamisë e më pastaj edhe të tjerët, për realizimin e një xhamie në formë jo të rregullt, nga ato që ishim mësuar t`i kishin deri atëherë.

Reagimet e para ishin: “nuk bën xhamia me qenë kështu, duhet me kanë si  krejt xhamitë e dynjasë”, thanë ata.

Muhamedi e dinte se po bënte diçka ndryshe. Vërtet mendoj se ishte xhamia e parë pas luftës në Kosovë që kishte dal nga konturat e stilit të zakonshëm të ndërtimit të xhamie deri në atë kohë.

Por, mund të them se pas realizimit të punimeve, projekti është pritur shumë mirë, si nga besimtarët, ashtu edhe nga komuniteti i arkitektëve. Vlerësimet kanë qenë shumë të larta.

Lidhja e tij profesionale me xhamitë është për faktin se janë objekte sfiduese dhe kërkojnë analizë të thellë, por edhe përkushtim dhe kujdes në elementet tradicionale islame, por duke u munduar që projektit t`i shtohet edhe ndonjë element i kulturës tonë, por pa shkaktuar ndonjë kundërshtim mes këtyre dy elementeve.

Muhamedi thotë se gjatë projektimit jam munduar që xhamitë të mos jenë të jenë të ndikuara nga shkollat tradicionale, cilado qofshin ato.

Jam munduar të sjell një frymë të re të projektimit të këtyre objekteve, që secila t`i përshtatet vendit ku ndërtohet dhe të identifikohet me vetë atë hapësirë, të jetoj dhe të ndërlidhet me ambientin.

Jo gjithmonë mund të realizohet projekti ashtu siç projektohet, duke pasur parasysh se këto objekte ndërtohen me mjete të vullnetarëve dhe shpesh ndodh që donatorët të kushtëzojnë me ndërhyrje në projekt, duke bërë ndryshime të pa dëshiruara, por të pa shmangshme.

Duhet po ashtu që të mundohemi që xhamitë e vjetra, nëse ekziston mundësia t`i rinovojmë dhe t`ua zgjasim jetën për aq sa të jetë e mundur, sepse kështu e ruajmë traditën tonë, e duke e ruajtur traditën e kemi me lehtë të ndërtojmë të ardhmen brenda identitetit tonë, thotë arkitekti Muhmed Sadriu, i cili është autor i disa xhamive në regjionin e Gjilanit dhe Luginën e Preshevës. /Mediafokus/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close