LAJME

Gjilani shtrihej pranë xeheroreve të dikurshme me famë evropiane

Gjilan – Në Kazanë e Gjilanit ishin bërë hulumtime dhe ishte konstatuar se ne disa lokacione si në Novobërdë, Jasenovik, Marec, Zhiti, Uglar, Koretishtë, Kishnapolë dhe Sllakoc, kishte sasi të mëdha të kromit, plumbit, argjendit, bakrit, zinkut, nikelit dhe thëngjillit.

Në librin e historianit Aliriza Selmanit:”Gjilani qendër e Anamoravës nga themelimi deri në gjysmën e parë të shekullit XX” , flitet edhe për pasuritë e xeheve që posedonte Kazaja e Gjilanit.

”Gjilani shtrihej pranë xeheroreve të dikurshme me famë evropiane, siç ishte Novobërda dhe Janjeva ku përpunimi dhe shfrytëzimi i xeheve ka filluar që nga koha antike ilire, romake, nga mesjeta dhe koha osmane. Në Kazan ë Gjilanit ishin bërë hulumtime dhe ishte konstatuar se në disa lokacione si në Novobërdë, Jasenovik, Marec, Zhiti, Uglar, Koretishtë, Kishnapolë dhe Sllakoc, kishte sasi të mëdha të kromit, plumbit, argjendit, bakrit, zinkut, nikelit dhe thëngjillit”.

Sipas një shënimit të konsullit francez Viet në Shkodër, ku flet për pashallëkun e Prizrenit më 1866, thotë se një minierë e zhivës shtrihet rreth 20 kilometra në largësi të Gjilanit, por duke mos e përcaktuar vendin thuhet në libër./rajonipress/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close