LAJME

Pamja moderne që do ta ketë Tregu i Gjilanit, vlera mbi 1 milion euro

Tregtarët e Gjilanit do të kenë mundësi të jashtëzakonshme të ekspozimit e shitjes së mallrave dhe produkteve të tyre, pasi projekti i Tregut të Gjelbër pritet të përfundojë gjatë këtij viti.

Prej viteve të 60-ta kur edhe ishte themeluar, sipas zyrtarëve, në këtë Treg nuk investuar asnjëherë.

Punimet kanë nisur në vitin që lamë pas, ndërsa vlera e projektit është mbi 1 milion euro.

“Po bëhet tregu më i mirë në këtë regjion të Ballkanit Perëndimor falë përkushtimit të jashtëzakonshëm kryetarit Lutfi Haziri”, thotë Avdyl Jerliu, kryeshef ekzekutiv i ndërmarrjes Tregu, transmeton Mediafokus.info.

Momentalisht, Tregu i Gjelbër ka rreth 250 tregtarë,  ku shumica prej tyre punojnë për çdo ditë aty./MediaFokus/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close