SPORT

Valon Ismajli: Liverpooli i përrallave, rrugës për thyerjen e shumë rekordeve në Premierligë

Shkruan Valon Ismajli:

Agonisë 30 vjeçare të Liverpool pa titull kampioni, siç duket po i vie fundi, dhe atë në mënyrën më spektakolare të mundshme. Liverpool i këtij sezoni ka qenë fantastik, duke arkëtuar 60 pikë nga 61 të mundshmet, e duke krijuar diferencë 14 pikëshe me vendin e dytë, plus me një ndeshje të mbetur për ta zhvilluar.
Me fitoren javën e kaluar ndaj Tottenham, “Të Kuqtë” u bënë skuadra me startin më të mirë pas 21 ndeshjeve në histori të kampionatit anglez(61 pikë), duke thyer rekordin e Manchester City, të cilët kishin 59 pikë pas 21 ndeshjeve në sezonin 2017/18.
Djelmoshat e Jurgen Klopp kanë në horizontin e tyre edhe shumë rekorde për të thyer, ndërsa po cekim disa nga kryesorët, apo disa nga më të vështirët:

  1. MË SË SHUMTI FITORE BRENDA NJË SEZONI – Liverpool ka 20 fitore momentalisht, dhe i duhen 13 fitore në 17 ndeshjet e fundit, për t’u bërë skuadra me më së shumti fitore brenda një sezoni. Aktualisht këtë epitet e mban Manchester City me 32 fitore brenda një sezoni.
  2. MË SË SHUMTI FITORE NË SHTEPI BRENDA SEZONIT – Me 11 fitore në shtëpi në 11 ndeshje, “Të Kuqve” iu duhen edhe 8 fitore, pra duhet të mbajnë bilancin 100% në shtëpi, për të thyer rekordin prej 18 fitoreve nga 19 ndeshje, të cilin e mbajnë Chelsea, Manchester United e Manchester City.
  3. MË SË SHUMTI FITORE NË UDHËTIM NË SEZONË – Rekordin prej 16 fitoreve në udhëtim të Manchester City, Liverpol mund ta thyej nëse fiton 8 nga 9 ndeshjet e mbetura si mysafir këtë edicion.
  4. MË SË SHUMTI FITORE RRADHAZI – 18 është numri më i madh i fitoreve rradhazi, të cilën e arriti Manchester City në sezonin 2017/18. Liverpool aktualisht ka 12 fitore rradhazi dhe është në rrugë të mirë për thyerjen e kësaj ecurie të gjatë të “Qytetarëve”.
  5. MË SË SHUMTI FITORE RRADHAZI NË SHTËPI – Se “Anfield” është shndërruar në tempull dhe se skuadrat po vijnë vetëm për turizëm, nuk do diskutim, mirëpo do mbetet pikëpyetje se a do arrijnë Të Kuqtë ta thyejnë ecurinë prej 20 fitoreve rradhazi në shtëpi nga Manchester City? Të Kuqtë kanë 18 fitore rradhazi, dhe 3 ndeshjet e ardhshme në shtëpi I zhivllojnë ndaj Man.United, Southampton dhe West Ham.
  6. ECURIA MË E GJATË PA HUMBJE – Arsenali i “Invincible” shkoi në 49 ndeshje pa humbje, ose 537 ditë pa humbje. Liverpool aktualisht ka 38 ndeshje pa humbje, apo 379 ditë, që nga humbja e fundit në janar të vitit të kaluar nga Manchester City. Nëse Liverpool e mbyll sezonin pa humbje, do e thyej rekordin e dyfishtë nga Arsenal.
  7. MË SË PAKU GOLA TË PRANUAR SI MYSAFIR BRENDA SEZONIT – Chelsea i Mourinhos, në sezonin 2004/05 pranoi vetëm 9 gola gjatë gjithë sezonit në ndeshjet në udhëtim, ndërsa Liverpool pas 10 xhirove ka pranuar vetëm 5. Pra, “Të Kuqtë” duhet të pranojnë vetëm 3 apo 4 gola në 9 ndeshjet e mbetura si mysafir për të thyer apo barazuar rekordin e “Bluve”.
  8. MË SË SHUMTI PIKË TË ARKËTUARA BRENDA NJË SEZONI – Të gjithë menduam se sezoni 2017/18, ku Man.City fitoi fitullin me 100 pikë, do jetë sezoni me më së shumti pikë të arkëtuara nga një skuadër, mirëpo Liverpool nuk po na lë të mendojmë më ashtu. Të Kuqve iu nevojiten 40 pikë në 17 ndeshjet e fundit për ta thyer këtë rekord stratosferik. Pra, kjo nënkupton 13 fitore, 1 barazim e 3 humbje, apo 12 fitore, 4 barazime e 1 humbje, gjë që po duket shumë lehtë e arritshme duke parë ecurinë e Liverpool deri më tani.

Më poshtë po i përmendim të arriturat më të mëdha të skuadrave të TOP6 në Premierligë:
Manchester United: Tripleta e vitit 1999
Manchester City: Centurioni (100 pikëshi)
Chelsea: Fitues I Ligës së Kampionëve
Arsenal: Invincible (Trofeu i artë, pa asnjë humbje)
Tottenham: Mbyllje e sezonit mbi Arsenalin në tabelë
LIVERPOOL ka potencialin për t’i arritur të gjitha këto brenda një sezoni. ENORME!

Pritjes 30 vjeçare, po i vie fundi në mënyrën më të pabesueshme, dhe më të ëmbël të mundshme për tifozët e Liverpool, të cilët duhet ta shijojnë momentin.
Andaj, pa marrë parasysh se pëkrahës i cilës skuadër jeni, ngrihuni në këmbë dhe duartrokiteni këtë skuadër përrallore, të cilën e ka ndërtuar Jurgen Klopp.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close