LAJME
Qytetari nga Gjilani ankohet: M’i kanë ‘vjedhur’ këpucët në “Xhaminë e Madhe”

Sot, një qytetar nga Komuna e Gjilanit me inicialet B.I kishte shkuar për të falur Xhumanë në Xhaminë e Madhe.
Pas faljes së Namazit të Xhumasë, ai kishte vërejtur se këpucët të cilat sipas tij kapin vlerën e 80 eurove janë vjedhur.
Ai ka vendosur që rastin ta raportojë tek redaksia jonë. Në pyetjen se a e keni lajmëruar rastin tek organet policore ai është përgjigjur se ende nuk e ka paraqitur rastin.
Gjithashtu, ai ka theksuar se nuk ka folur as me përgjegjësit e Xhamisë së Madhe pasi që nuk e ka ditur se kujt t’i drejtohet.
Ende nuk mund të konstatohet saktësisht a janë “vjedhur” apo “ngatërruar”, por sipas qytetarit atij i janë vjedhur këpucët e reja. /gjilanisot/