LAJME

PDK e Gjilanit e dërgon një rast në prokurori: Kultura anarkike është sjellur në Gjilan nga Lutfi Haziri

Komunikata e plotë e Degës së PDK-së në Gjilan:

Dega e PDK-së në Gjilan, dje e ka denoncuar në prokurori njërën nga shkeljet e shumta që kanë ndodhur (dhe vazhdojnë të ndodhin) në planifikimin urban të qytetit të Gjilanit. Fjala ēshtë për shkeljen ligjore që ka të bëjë me modifikimin e palejueshëm të kushteve ndërtimore, kushte këto me të cilat është lëshuar leja e ndërtimit për një objekt afaristo-banesor në hapsirën e qytetit.
Sipas informatave të cilat tani i posedon dega e PDK-së në Gjilan, investitori ka bërë shkeje të vijës ndërtimore dhe tejkalime të tjera, i njëjti pas përfundimit të punëve ndërtimore i është drejtuar me kërkesë Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisti për lëshimin e çertifikatës së përdorimit të objektit afaristo- banesor, por që punët ndërtimore nga ana e investitorit nuk ishin zhvilluar në harmoni me lejen ndërtimore dhe dokumentacionin ndërtimor, ku dhe bënë kërkesë në drejtoratin e urbanizmit për rimiratimin e kushteve ndërtimore apo adaptimin e kushteve të reja ndërtimore sipas situatës tashmë të krijuar joligjore në ekzekutim të objektit (pra, pas aktit të kryer). Pas dhënies së kushteve të reja ndërtimore, bëhet pranimi teknik i objektit nga ana e komisionit të emruar nga kryetari i komunës Lutfi Haziri, i cili komision emërtohet në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Të gjitha këto shkelje ligjore dhe konfliktet e tjera të interesit brenda këtij procesi janë qartë dhe mirë të faktuara në shkresën të cilën profesionistët e degës së PDK-së ia dërguan Prokurorisë Themelore në Gjilan.
Kopjet e shkresës i janë dërgue edhe Këshillit Prokurorial të Kosovës, Kryeprokurorit të Shtetit, Agjencionit Kundër Kurrupsion dhe personalisht drejtorit të këtij agjencioni, si dhe organizatave të cilat e monitorojnë sistemin e drejtësisë në Kosovë. Sot po e bëjmē publike edhe për mediat dhe qytetarët përmes profilit tonë në facebook por pa e përmendur emrin e investitorit dhe lokacionin e ndërtimi për hirë të ruajtjes së procesit të hetimeve.
Dega e PDK-së në Gjilan, do të vazhdojë me denoncimin dhe me informimin e duhur e të drejtë të organit të akuzës dhe të mekanizmave të tjerë institucional e medial për ti ndriçuar të gjitha rastet e shkeljeve të shumta e të rënda në komunën tonë. Janë këto shkelje të cilat e kanë dehumanizuar jetën në këtë qytet. Kultura e anarkike e LDK te ndërtimet e larta në Prishtinë është bartur plotësisht përmes kryetarit Lutfi Hazirit edhe në Gjilan. Qëllim i parë dhe i fundit i kryetarit dhe anarkistëve të tjerë në komunë është hapsira ndërtimore dhe përfitimet financiare por jo edhe perspektiva e qytetit dhe jeta më e mirë e banorëve të tij.
Askund nuk hasim në parking të mjaftueshëm nëntokësor e mbitokësor. Thuaja aspak hapsirë e gjelbër dhe hapsirë tjetër për pushim, rekreim e për “frymëmarrje” të qytetarëve. Asnjë terren sportiv dhe kënde për lodra për fëmijët… ajo që sot e shohim dhe e përjetojmē në Gjilan është zagushi dhe ankth i vërtetë nga ndërtimet e dendura, nga mungesa e rregullësisë së vijave tē ndërtimit dhe harmonisë së ndërtimeve.
Ky qytet ka mbetë pa koncept të qartë dhe të qëndrueshëm të zhvillimit afatgjatë perspektiv urban.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close