LAJME

Në Gjilan rrënohen shtyllat metalike të lokaleve në qendër, pronarët të pakënaqur

Me ekskavator e nën përcjellje të njësiteve policore, u bë rrënimi i mbulojave prej metali, pronë e kafeneve përballë objektit të ish-Shtëpisë së Mallrave në Gjilan.

Ky rrënim që u realizua gjatë së premtes erdhi pas vendimit që Drejtoria e Inspektoratit të kësaj komune e mori, nën arsyetimin se ato pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, në sheshin “Kadri Zeka’’.

Por, me një vendim të tillë nuk po pajtohet Burbuqe Veseli, pronare e njërës prej parcelave në këtë pjesë, raporton KTV.

Sipas saj, Drejtoria e Inspektoratit po vepron kundërligjshëm pasi që ajo i posedon të gjitha dokumentet e nevojshme si dhe lejen nga Ministria e Mjedisit.

Veseli, tutje, shtoi se atyre nuk u është dhënë afat për ankesa ndaj këtij vendimi si dhe nuk janë marrë parasysh asnjë prej dokumenteve të paraqitura në komunë, në lidhje me kundërshtimin e tij.

Përveç saj, nga ky vendim janë prekur edhe parcela të tjera përreth, si dhe kafenetë që kanë shfrytëzuar tendat jashtë objektit, për të rritur hapësirat e tyre të punës.

Derisa pronarë të këtyre parcelave thonë se gëzojnë leje, të kundërtën e thotë drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit të Gjilanit, Nevzad Rushiti.

Rushiti tutje shtoi se palëve u është dhënë afat kohor prej 33 ditëve për largimin e këtyre tendave e shtyllave metalike nga pjesa e sheshit të qytetit, porse të njëjtat refuzuan ta bëjnë këtë me vetëdëshirë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close