LAJME

Lutfi Haziri i katërti sa i përket përdorimit të fejsbukut

Ka ikur koha kur kryetarët e komunave qëndronin mbyllur në zyrë dhe nuk dilnin fare në teren.


Tash me përdorimin e rrjeteve sociale, disa prej tyre promovojnë punën dhe projektet si dhe komunikojnë me qytetarët për të treguar kështu afërsinë me ta.

Por kush janë kryetarët më aktiv në Kosovë?

Valon Kerolli, njohës i fushës së IT-së, përmes një postimi në Facebook ka treguar se kush janë 10 faqet e kryetarëve të komunave, postimet e të cilëve kanë pasur më së shumti interaksione gjatë vitit 2019!

Bekim Jashari është kryetari me aktivitetin më të madh në rrjetin më të famshëm social. 37 mijë ndjekësit e tij ndjekin me vëmendje aktivitetet e tij në Facebook, shkruan Reporteri.net.

Bali Muharremaj i Suharekës shquhet për aktivizimin e tij pothuajse të përditshëm në këtë rrjet social.

I treti është Bashkim Ramosaj i Deçanit, i katërti Lutfi Haziri i Gjilanit dhe i pesti Xhafer Tahiri i Vushtrrisë.

Kurse pesëshen e dytë e përmbyllin, Smajl Latifi i Rahovecit, Mytaher Haskuka i Prizrenit, Gazmend Muhaxheri i Pejës, Agim Veliu i Podujevës dhe i dhjeti është Qëndron Kastrati i Kamenicës. /Reporteri.net/.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close