LAJME
Kadriu “godet” Lutën përsëri: Tygjari paska fol për Preshevë pak a? Ujë nuk kemi merru me Gjilan

Kushtrim Kadriu i Lëvizjes “VATRA” ka reaguar në profilin e tij në fejsbuk, pas reagimit të Kryetarit të e Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri në lidhje me bashkimin e spektrit politik të Luginës së Preshevës.
Kushtrim Kadriu ka shkruajtur se: “Tygjari paska fol për Preshevë pak a? Ujë nuk kemi merru me Gjilan”.
Dje, Lutfi Haziri në profilin e tij në fejsbuk ka shkruajtur se ” U gëzova që u bashkua faktori politik në Kosovën Lindore. Le ta bashkojnë popullin për një përfaqësim politik e kombëtar sa më të mirë! LH”.
Tani e disa kohë, Kushtrim Kadriu është duke u përballur me pushtetin lokal në Gjilan, duke adresuar kritika të ashpra për kreun e komunës dhe zyrtarët e saj. /gjilanisot/