LAJME

“Në cilin fshat të Gjilanit, Kufiri i ndanë të gjallët nga të vdekurit”

shati Kokaj gjendet në juglindje të Gjilanit, në një territor që shtrihet edhe në pjesën e Preshevës, matanë kufirit.

Mëhalla e Poshtme, Mëhalla e Epërme dhe Gurina, janë tri lagjet që e përbëjnë këtë fshat, që si vendbanim është themeluar para dy shekujve, raporton portali mediafokus.info.

Banorët e parë kanë ardhur nga Sanxhaku i Toplicës. Jo rastësisht kishin zgjedhur këtë vend për ta blerë nga Isa Begu i Shkupit, meqë në afërsi kishte rrjedha ujore dhe kjo u jepte mundësi  ndërtimi të mullinjve, që asokohe ishin burim ekzistence.

Sipas regjistrimit të vitit 1948, fshati kishte 250 banorë, numër ky që është rritur nga viti në vit, deri më 1981, kur fillon migrimi në drejtim të qytetit.

Po, rënien më të madhe të popullsisë, ky fshat e ka përjetuar pas luftës së fundit (1999).

Përreth zonës kufitare me Serbinë, nuk ka qenë lehtë të jetohet.

Kufiri ka ndarë këtu të gjallët nga të vdekurit.

“Ata nuk mund të shkojnë të lirë as te varret e familjarëve të tyre”, thotë NijaziRamadani, ish-banor i fshatit.

Ai tregon se varri i Fejzës, njërit prej dy djemve të Ademit, themelues i katundit, ka mbetur matanë kufirit.

Megjithatë, jeta në Kokaj nuk është shuar. Banorët nuk dëshirojnë që të humbet çdo shenjë, të paktën jo gurët e varreve, edhe pse kanë humbur ara, kullosa, livadhe dhe male, që i kanë burime të jetesës.

Këtu, shkolla e parë është ndërtuar në vitin 1967, me kontributin e plakut Nezir Koka. Mësuesit e parë ishin RrustemRrustemi dhe HalilHalili.

Tani, gjysmë shekulli më vonë, shkolla ke ngelur pa nxënës.

Sot, banorët e mbetur atje nuk e kanë të lirë të shkojnë në tokat e tyre dhe te varret e familjarëve, për të vendosur një lule, apo për të bërë një lutje.

Trojet shqiptare po zvogëlohen padrejtësisht. Në këtë pjesë, para 60 vitesh, nga Kosova ishin ndarëBuhiqi, Staneci, Lezbalia, Kurbalia, Seferët, MaxheraGosponica…/Mediafokus/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close