LAJME

Uran Ismaili: Përpos CT-së edhe 100 mijë euro i dhurohen Spitalit të Gjilanit

Ministri në Detyrë i Shëndetësisë Uran Ismaili, ka shkruajtur në profilin e tij në fejsbuk për dhurimin e CT-së për Spitalin e Gjilanit.

Ai gjithashtu ka thënë se janë ndarë edhe 100 mijë euro për Spitalin e Gjilanit.

Ju sjellim njoftimin e plotë;

CT 128 shtresore, e para e këtij lloji në institucionet publike në Kosovë, në vlerë prej 400 mijë euro për Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit. Edhe 100 mijë euro të tjera për pajisje për repartin e Kardiologjisë, Neurologjisë dhe Pulmologjisë të këtij spitali. Faleminderit Qeverisë së Luksemburgut që përmes programit përkrahës për shëndetësi në Kosovë mundësuan blerjen e këtyre pajisjeve. Urime Gjilan! #BashkëeNdreqim

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close