LAJME

Gjilanasi Arbër Elezi në vitin 2009 duke kënduar: Zgjohem në mëngjes dhe nuk ka ujë

Arbër Elezi, i cili për publikun gjilanas njihet edhe si Fotograf, kohë më parë ishte këngëtar, transmeton gjilani sot.

Gjilanasi Arbër Elezi duke kënduar në një festival të transmetuar në Top Channel, kishte kënduar një këngë me titullin “Oj Kosovë” ku kishte shpërfaqur realitetin kosovar.

Muzika fillon me tekstin “zgjohem në mëngjes dhe nuk ka ujë”. Fiks pas 11 vitesh, e njejta problematikë është edhe tani. Qytetarët e Gjilanit janë duke u ballafaquar me mungesën e ujit.

Qytetarët e Gjilanit vazhdimisht po shprehen të brengosur me reduktimet e mëdha të furnizimit me ujë.

Ne do ju sjellim muzikën e vitit 2009 të ish rokerit Arbër Elezit ku pjesa e tekstit i përshtatet realitetit edhe pas 11 vitesh. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close