LAJME

Fitim Guda i LDK-së: Albin Kurti erdhi në Gjilan dhe nuk e përshëndeti Lutfi Hazirin, koalicioni larg

Asamblisti i LDK-së në Gjilan z. Fitim Guda ka shkruar në profilin e tij në fejsbuk, në lidhje me një situatë të krijuar sot, gjatë homazheve.

Ai gjithashtu ka theksuar se Kurti nuk e ka përshëndetur nikoqirin, Kryetarin e Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri.

Shkrimi plotë;

Koalicioni qenka larg

Sot në Gjilan u bënë homazhet në nderim të heronjve të kombit në Varrezat e Dëshmorëve!

Komuna si nikoqire dhe i zoti i shtëpisë, z. Lutfi Haziri, kishin bërë organizimin institucional e lokal. Mirëpo, ajo që m ra në sy për të keq, ishte ardhja e liderit të LVV-së, z. Albin Kurtit, fill pas pak minutash për homazhe të veçuara, pa u përshëndetur me nënkryetarin Haziri – si një nga figurat kyçe për negociata të koalicionit, dhe pa përçuar mesazhin e shumëpritur për sinergji koalicioni edhe në këto homazhe. Tek e fundit, duhet pasur kulturë institucionale, shtetformuese, duke respektuar institucionin lokal – komunën, edhe nesër si kryeministër. Pra, sot Kurti tregoi se koalicioni është larg, se ende nuk është pjekur për kulturë institucionaliste. Pra, larg koalicioni, larg shpresa e popullit të Kosovës që mezi pret të ndërrohet krejt kahja e qeverisjes!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close