LAJME

Vajza nga Gjilani lëndohet duke ikur nga qentë

Një vajzë nga Gjilani sot është ballafaquar me qentë endacak, transmeton gjilani sot.

Në ora 8 në mëngjes, në rrugën “Gazmend Zajmi” mbi 10 qen e kanë ndjekur një vajzë e cila e ka raportuar rastin tek redaksia jonë.

Duke ikur është rrëzuar, por prapë ka shpëtuar duke hyrë në një shitore. Më pastaj shitësi e ka larguar nga aty dhe e ka dërguar në shtëpi.

Tani e shumë vite qyteti i Gjilanit ballafaqohet me probleme të këtilla dhe organet kompetente ende nuk kanë gjetur një zgjidhje për qentë endacak. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close