LAJME

Aksident në Gjilan: Shoferi me gjithë veturë futen brenda një kioske

Një veturë mbrëmë është vet-aksidentuar në Gjilan, derisa është futur brenda një kioske, transmeton Gazeta Metro.


Lajmin për Metron e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas tij nuk dihet ende se si ka ardhur deri tek ky aksident, derisa ka bërë të ditur se nuk ka të lënduar. 

“Mund ta konfirmoj që mbrëmë ka ndodhur një vet-aksident në qendër të Gjilanit. Një veturë me tabela vendore është vet-aksidentuar, derisa ka goditur dhe është futur brenda një kioske. Aksidenti ka qenë vetëm me dëme materiale dhe nuk ka të lënduar”, ka thënë Hashani.

Tutje ai ka bërë të ditur se njësitet relevante mbrëmë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u bërë hetime rreth vet-aksidentit.

Metro gjithashtu ka siguruar edhe videon e momentit kur vetura Opel Corsa është futur brenda kioskës. /gazetametro.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close