LAJME
72 vjeçari gjendet i vdekur në një motel në Gjilan

Një i moshuar është gjetur pa shenja jete në qytetin e Gjilanit.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin.
“Një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K/Shqiptar. Njësit relevante kanë dal në vendin e ngjarjes ku ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka deklaruar Ismet Hashani zëdhënës i Policisë rajonale të Gjilanit.
Reporteri.net mëson nga burimet se bëhet fjalë për një të moshuar rreth 72 vjeçar i cili është gjetur pa shenja jete në një motel në Gjilan me një femër, saktësisht në motel “Dardani”.