LAJME

Sociologu nga Gjilani: Kam folur me shumë taksistë iranian dhe shumica prej tyre kanë qenë ateistë

Sociologu Avni Rudaku në Rubikon të KTV-së ka thënë se në Iran propaganda shtetërore është shumë e madhe dhe kjo veçse do të rritet pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani.

Sipas tij, jeta në Iran është më ndryshe se ajo që shihet nëpër media.

“Kur kam shkuar në Iran, sikurse çdokush prej nesh, shkon me ato pikëpamjet që mediet na servojnë dhe të është krijuar përshtypja që ata 24 orë janë duke bërë bomba atomike. Mua më ka rënë të flas me shumë taksistë dhe shumica prej tyre kanë qenë ateistë, hapur flasin, pastaj ka pasur shumë raste kur isha në qendër të qytetit apo në muze dhe kanë ardhur vajzat, edhe pse të mbuluara, kanë ardhur të flasin lirshëm”, ka thënë ai.

Rudaku pret që vrasja e gjeneralit Qasem Soleimani nga SHBA-ja të bashkojë më shumë pushtetin në Iran, e të “shkelet” më shumë opozita e vogël.

“Elitat politike tash thonë se sulmin e kemi nga jashtë dhe duhet të bëhemi unikë e do të jenë më të ashpër me opozitarët”, ka shtuar më tej ai.

Sipas Rudakut, ka shumë iranianë që e duan SHBA-në dhe sistemin politik e ekonomik atje, por propaganda shtetërore është pengesë e madhe.

“Kam pa shumë iranianë që e duan shumë SHBA-në, për sistemin politik dhe ekonomik. madje, shumë të rinj që i kam takuar, janë tamam perëndimorë, edhe pse e kanë mbulesën, mundohen ta bëjnë një stil më ndryshe, dëgjojnë muzikë perëndimore. Mirëpo, është propaganda shumë e madhe, që të jashtmit po duan me na marr naftën e të tjera”, ka shtuar ai. /koha/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close