LAJME

Në bazën amerikane që u sulmua mbrëmë në Irak, ka punëtorë edhe nga Gjilani, por s’ka të lënduar

Gjatë natës së mbrëmshme, u sulmua baza kryesore amerikane në Irak, ajo “Al Asad”, e cila është pozicionuar nga Forcat Ushtarake të ShBA-së.

IndeksOnline, mëson nga burimet e saj, se aktualisht në bazën kryesore amerikane në Irak “Al Asad”, ndodhen shumë kosovarë, të cilët punojnë në kompaninë “KBR inc”, e cila ka bazë të njejtë edhe në Bond Steel.

Sipas këtij burimi, në të njejtën bazë ndodhen rreth 300 kosovarë, të cilët aktualisht punojnë për ndërmarrjen “KBR inc”.

Gjithashtu, burimet e gjilani sot tregojnë se në mesin e tyre ka edhe punëtorë nga qyteti i Gjilanit, por që sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës nuk ka të lënduar, pasi që ka informacione që SHBA e ka ditur paraprakisht që do t’i sulmojnë këto baza, transmeton Gjilani SOT.

Burimet e Gjilani SOT tregojnë se edhe disa punëtorë të tjerë nga Gjilani që punojnë në këtë bazë tani janë në pushim për arsye të festave të fundvitit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close