LAJME

Kurteshët mbesin pa poste ministrore, a do t’i vendosë Kurti në pozitat e zv.ministrave?

Ekonomisti Besnik Bislimi nga Gjilani do të jetë pjesë e kabinetit të Kryeministrit të ardhshëm z. Albin Kurti.

Por, Sami e Ismajl Kurteshi pavarësisht ndikimit të tyre të madh brenda Lëvizjes Vetëvendosje, nuk janë përzgjedhur për poste ministrore.

Kurteshët në zgjedhjet e fundit nuk arritën që të zgjidhen deputetë, por në bazë të publikimit të emrave nga lideri i LVV’së, nuk do jenë as ministra.

Mundësitë janë të mëdha që së paku njëri nga ta të vendoset në pozitat e zv.ministrave në Qeverinë Kurti. Ende nuk dihet se a do t’i ofrohen dhe a do t’i pranojnë këto poste në rast se do t’i ofrohen, pasi që pozita e zv.ministrit nuk është ekuivalente me fuqinë e tyre reale brenda VV-së. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close