LAJME

Kurti propozon ministër njeriun i cili i shkroi planprogramin e AKR-së

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka propozuar që në kabinetin e tij qeverisës të ketë njeriun që ishte akuzuar se ia kishte marr, Behgjet Pacollit 60 mijë euro për t’ia shkruar planprogrmin e partisë.

Besnik Bislimi, është i propozuari nga lideri i tij që të jetë ministër i Financave dhe Transfereve, shkruan Gazeta Insajderi.

Bislimi i cili mban edhe pozitën e nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, ishte akuzuar nga zëdhënësi i Partisë Socialdemokrate (PSD), Shkodran Hoti se ai ia kishte marr Pacollit 60 mijë euro për t’ia shkruar programin e partisë AKR-së.

Besnik Bislimi, nënkryetari i VV-së, bëri një listim të partive që janë rreshtuar në anën e krimit. Në mesin e këtyre partive e përmendi edhe AKR-në, partinë që ia ka fshi 60.000 euro me ia shkru programin”, kishte shkruan Hoti në profilin e tij në Facebook.

Ky reagim i Hotit kishte ardh pas deklaratës së Bislimit që kishte thënë se PDK, AAK, AKR, NISMA dhe PSD, janë rreshtuar drejt krimit.

E, që ia kishte marr këtë shifër, Pacollit, Bislmi nuk e kishte mohuar. Ai kishte thënë se diferenca e shumës që e përmend PSD-ja dhe shumës së vërtetë do të mjaftonte për ndërtimin e shtëpive për tre familje në nevojë.

“E kam shumë problem të shpenzoj edhe 1 minut te vetëm në shërbim të faktorizimit të dikuj që me vite të tëra pasuksesshëm po përpiqet të faktorizohet. Sidoqoftë do mund të ofroja sqarimet në atë moment kur PSD të deklarojë gatishmeri të dhurojë për bemirësi tërë diferencen mes shumës që po e përmendin dhe asaj reale. Kjo do mund te zgjidhte problemin e banimit të se pakut tri familjeve në nevoje”, kishte thënë Bislimi. /Insajderi.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close