LAJME

Imet Rrahmani “thumbon” kolegët: Silluni më shpesh nga partia, thirrni në kafe njerëzit me ndikim

Ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e LDK-së, Imet Rrahmani, është shprehur i pakënaqur me mënyrën se si po funksionon partia e Isa Mustafës.

Në një reagim në profilin e tij në Facebook, Rrahmani ka thënë që zyrtarët e partisë duhet t’i mbajnë lidhjet me nëndegët, selitë e partisë dhe njerëzit që kanë ndikim dhe të mos aktivizohen vetëm në kohën kur bëhen listat e komisionerëve për zgjedhje.

Po ashtu, ai i ka porositur kolegët që më pas të mos thonë se janë ‘zënë në befasi’.

“Për ata që janë “aktiv” në parti vetëm kur bëhen listat e komisionerëve kam një propozim. Sillnu ka nëndegët, selitë, dhe thirrni në kafe njerëzit me ndikim. Mos thuni u zum në befasi.

Dimër i thatë, festa plot, besa edhe hajgare sa të duash. Kurrë su mbushëm mend!!!”, ka shkruar Rrahmani. /lajmi/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close