LAJME

“Sipas statistikave, femrat jetojnë më gjatë se meshkujt në komunën e Gjilanit”

Dy persona në ditë vdesin mesatarisht në komunën e Gjilanit, që zyrtarisht ka rreth 100 mijë banorë, pa mërgimtarët, që llogaritet të jenë prej 40-50 mijë.

Dihet se Gjilani ka një nga diasporat më të mëdha në Kosovë, raporton mediafokus.info.

Sipas një evidence të Këshillit të Bashkësisë Islame, brenda një periudhe prej 30 muajve (korrik 2012- dhjetor 2014) kanë vdekur 1502 persona.

Numri më i madh i tyre – 848 persona, janë varrosur në qytet, ndërsa të tjerët, në fshatra.

Sa i përket vendit të vdekjes, 59 për qind kanë ndërruar jetë në spital, ndërsa 41 për qind në shtëpi.

Në aksidente trafiku kanë vdekur 4 për qind prej numrit të përgjithshëm, ndërsa të tjerët – 96 për qind kanë pasur vdekje të natyrshme.

Pesë prej tyre kanë qenë të moshës mbi 100-vjeçe, 4 gra dhe një burrë, kurse 54 të tjerë kanë jetuar deri në moshën 100-vjeçe, 35 prej tyre gra.

Të dhënat tregojnë se femrat jetojnë më gjatë se meshkujt në komunën e Gjilanit.

Në Gjilan, shpenzimet e varrimit i heq Komuna, ndërsa shoqata “Bereqeti” i kryen shërbimet, sipas riteve fetare të të vdekurve./MediaFokus/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close