LAJME

Sami Kurteshi – Thaçit: Nuk e keni guximin të caktoni afat për Kurtin

Ish deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes ka reaguar në profilin e tij në fejsbuk për zhvillimet e fundit politike.

Ai edhe njëherë e ka “goditur” Presidentin e Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi, pasi paralajmëroi se i ka dhënë 48 orë afat liderit të Vetëvendosjes z. Albin Kurti.

Ai shkroi se “nuk e keni të drejtën as zotësinë, as guximin, as kurajon të caktoni ndonjë afat për LVV dhe Albin Kurtin. Këto i cakton fituesi, jo humbësi Hashim”.

Duhet theksuar se sot është zhvilluar takimi ndërmjet Presidentit Thaçi dhe kreut të VV-së z. Albin Kurti në një takim të shkurtër pesë minutësh. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close