LAJME

Dikur xhemati i Malishevës ishte ndarë në PDK e LDK

Partitë politike, përpos përçarjeve të shumta që i kanë sjellur popullit, ato e patën përçarë madje edhe xhematin.

Një situatë e tillë ka qenë e shpërfaqur në fshatin Malishevë të Gjilanit.

Një banor atje, në vitin 2005, i pat deklaruar gazetës “Java” se nuk e falë asnjë nga pesë vaktet për shkakun se, sipas tij, imami i asaj kohe është përzier në politikë, më saktësisht në PDK.

Ai e kishte xhaminë 30 metra afër shtëpisë së tij, por çdo ditë i bënte 20 minuta udhë për të mbërritur në xhaminë e fshatit Malishevë e Poshtme, për t’i falur namazet.

Megjithatë, hoxha i fshatit e pati mohur se është përzier në politikë.

“Nuk asht e vërtëtë se asht nda xhemati pse asht hoxha n’PDK, se unë nuk jam anëtar i asnjë partie e as nuk kam qenë kurrë. E votën, sigurisht se e jap dikund”, ka deklaruar imami i xhamisë së asaj kohe.

Në Bashkësinë Islame të Gjilanit ishin në dijeni për këtë ndarje të xhematit, por kryetari i saj, Ilmi Krasniqi, pati thënë se nuk ka pasur ndonjë ankesë nga imami, shkruan Mediafokus.info.

Prej LDK’së është prononcuar Rashit Sahiti, kryetar i nëndegës së Malishevës, ndërsa prej PDK’së, sekretari i saj, Sami Hoxha.

Të dy patën thënë se kjo ndarje e xhematit është e pakuptimtë, sepse në xhami shkohet për obligim fetar e jo për partiak.

Sot, 14 vite më vonë, situata ka ndryshuar skajshmërisht. Ndasitë vërehen vetëm në fushata elektorale, ndërkaq në jetën reale, diversiteti politik, fetar e etnik, vlerësohet si vlerë./MediaFokus/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close