LAJME
Aksident në fshatin Bresalc të Gjilanit (FOTO)

Një aksident ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Bresalc.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani.
” Mund ta konfirmojmë se një aksident ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan. Në aksident kanë qenë të përfshira tre vetura. Përveç dëmeve materiale nuk kemi informata për të lënduar apo edhe pasoja të tjera. Hetuesit janë në vendin e ngjarjes dhe po i mbledhin informatat.”- tha Hashani.