LAJME

Sami Kurteshi i Gjilanit mbron Gylenistët: Thaçi kryekriminel e Rama kriminel

DESPOTËT AUTORITARË THAÇI-RAMA!

Më 29 mars 2018, me urdhërin politik të kryekriminelit Hashim Thaçi, të zbatuar nga mashat kriminale të tij Shpend Maxhuni nga policia dhe Driton Gashi nga AKI, 6 shtetas turq kidnapohen në vendet e tyre të punës dhe banesat e tyre të ligjshme në Kosovë, brenda 3 orësh ngarkohen në aeroplan privat, me ndihmën e shërbimit të fshehtë turk dhe dërgohen në Turqi, në burg nën tortura.

Më 1 janar 2020, sipas të njëjtës mostër kriminale, në Shqipëri, me urdhër politik të Edi Ramës, vëllam kriminel i Hashim Thaçit, shtetasi turk, mësues, kidnapohet nga zbatuesit kriminal policorë të urdhërave politike, me ndihmën e shërbimit të fshehtë turk dhe dërgohet në burg në Turqi.

Veprimet e tilla janë shkelje të rënda të së drejtës ligjore nacionale, janë krejtësisht kundërkushtetuese, janë shkelje e detyrimeve ndërkombëtare dhe të gjitha konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, që janë bazë e fisnikërisë evropiane për strehim të kundërshtarëve politikë.

Janë veprime absolutisht kundër të drejtës morale shqiptare, shkelje e Besës shqiptare, që është pjesë përbërëse e filozofisë së fisnikërisë evropiane.

Por, këta dy despotë autoritarë, si Thaçi e Ram, bashkë me mashat e tyre zbatuese skajshmërisht të kriminalizuara, janë pjellë politike dhe morale e mendësisë anadollake.

PoshtëkrimipolitikThaçiRama

Liripërnjerëzitepafajshëm

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close