Uncategorized

Djali nga Gjilani Arben Vllasaliu bëri videon e yllit botëror Justin Bieber

Justin Bieber sot ka publikuar këngën e tij të re “Yummy”, pas një pauze të gjatë në muzikë.

Kjo këngë është një rikthim i fuqishëm i Justin Bieber në tregun e muzikës, ai pauzoi një kohë të gjatë duke e ndërpre të gjitha koncertet që i kishte në kuadër të turit botërorë.

Kënga e tij “Yummy” do ti parapri albumit të ri të këngëtarit dhe po pritet mjaft mirë nga fansat e tij anë e kënd botës, për shumë pak orë ka rritur të kam mbi 2 milionë shikime në YouTube.

Justini është ndër këngëtarët më me ndikim në tregun e muzikës, duke thyer dhjetëra rekorde shikueshmërie dhe rekorde të ndryshme që kanë të bëjnë me suksese në muzikë.

Kënga e re e Justinit fillimisht u realizuar si video me tira, e këtë video e ka realizuar Arben Vllasaliu, animator dhe 3D artist nga Kosova.

I kontaktuar nga Insajderi.com Arbeni u shpreh shumë i kënaqur që ju dha rasti të bashkëpunoj me njërin ndër artistët më të mëdhenj që njeh bota e muzikës. Ai ndër të tjera pohoj se ky nuk është bashkëpunimi i tij i parë ndërkombëtarë, ai tha se paraprakisht kishte bashkëpunuar edhe me gjigantin automobilistik “Ford” dhe me disa kompani të tjera të mëdha.

I pyetur se si erdhe deri te bashkëpunimi i tij me Justin Bieber, ai tha se falë publikimeve në Instagram, ka arritur të siguroj punë për disa brende të tjera të mëdha botërore, e pastaj puna e tij ka ra edhe në sytë e menaxhmentit të Justin Bieber.

Ndër të tjera ai tha se pagesa ka qenë e “majme” dhe që ky bashkëpunim e bën mu ndje shumë mirë dhe e motivon akoma më shumë për punë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close