LAJMESPORT

“Intelektualët” nuk i harrojnë “Skifterat” as për vitin e ri, tallen me ta

Viti ri, rivalitet i vjetër. 2020 pritet të jetë edhe më i nxehtë me dy skuadrat e qytetit të Gjilanit që janë në garë për titullin kampion, shkruan Gazetasheshi.com.

Pikërisht për këtë arsye, “Intelektualët” janë tallur me “Skifterat” sa i përket numrit të trofeve të fituar, duke simbolizuar vitin 2020 në numrin e trofeve të fituar 2-0 për ‘bardhekaltërit’.

Drita ka fituar dy tituj kampioni në Superligën e Kosovës, në vitin 2002 dhe 2018, ndërkohë që Gjilani ende nuk e ka shijuar këtë ndjesi.

Publikimi i fundit i ‘bardhekaltërve’ është i mbushur me plot kreativitet dhe ‘thumbues’ ndaj rivalëve të përbetuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close