LAJME

Qemajl Mustafa: Gjilani do të jetë gjithsesi i përfaqësuar në janar në Kryesinë Qendrore të PDK-së

Kryetari i Degës së PDK-së në Gjilan z. Qemajl Mustafa ka reaguar në profilin e tij në fejsbuk rreth situatës së fundit dhe zgjedhjes së Kryesisë Qendrore të PDK-së.

Qemajl Mustafa ka arritur ta stabilizojë Degën në Gjilan dhe nëse i shikojmë statistikat nga zgjedhjet lokale ka arritur ta rris numrin e votuesve në zgjedhjet e fundit nacionale.

Po ju sjellim reagimin e plotë:

PAK REFLEKTIM PAS KËSHILLIT TË DJRSHËM DREJTUES TË PDK

Aktivistët dhe anëtarësia e gjërë e Gjilanit dhe e Anamoravēs u ndjenë arsyeshëm të zhgënjyer me mungesën totale të përfaqësimit të degëve tona në kryesinë e PDK në qendër. Ishte befasi edhe për secilin prej nesh. Aq më parë dhe aq më shumë ishte befasi sepse lideri i ri i partisë z. Kadri Veseli premtoi qasje plotësisht meritore dhe të ekuilibruar ndaj inividëve dhe degëve, ndaj komunave e rajoneve të vendit.
Gjilani do të jetë i përfaqēsuar gjithësesi me 9 emrat tjerë në kryesi që do të vendosen gjatë Janarit 2020 nga kryetari dhe KD. Duhet insistuar që në kryesi të jetë gjithësesi edhe Vitia e Kamenica. Është e pakuptueshme që nga një rajon për të cilin u tha dje në KD se PDK thuaja fare nuk ekziston, vijnë në kryesi mbi 5 emra. E pra, kryetar ne edhepse kemi rënë dukshëm si Anamoravë, ne ekzistojmë. Ekzistojmë mirë bile. Ne ju kemi sjellë mbi 14000 vota edhe në këto rrethana.
Situata në të cilën është sot PDK e Anamoravës don qasje të veçantë për analizë. Ne, dega e PDK në Gjilan një analizë të tillë e kemi dërgue në tavolinën e liderit të partisë. Ajo duhet të lexohet fare kujdesshëm.
PDK e Gjilanit dhe Anamoravës don diagnostifikim të saktë dhe terapi adekuate. Lëngata e saj tashmë nuk është akute. Është e gjatë dhe kronike. Është me shenja të dukshme kanceroze.
Për krejtë këtë gjendje do të pasojë një shqyrtim imi më i gjatë ditëve të pata pas festēs së vitit të ri.
Deri atëherë, gëzuar për ndërrimin e moteve!.
Me fat të mirë!.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close