LAJME

Lutfi Haziri: Lajm jo i mirë për opozitën në Gjilan por nuk e la Gjilanin, por të presin edhe 2 vjet

Kryetari i Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri në një konferencë në Gjilan, duke paraqitur punët e tij si Kryetar, është pyetur nga një gazetar se në rast të ndonjë zhvillimi tjetër a do ta lë Komunën e Gjilanit dhe qyteti në Gjilan të shkojë në zgjedhje të parakohshme, në rast se ju eventualisht do të shkoni në Prishtinë.

Kryetari Haziri është shprehur se “jo, njëherë kam gabuar në vitin 2005 dhe kjo nuk do të ndodhë më. Lajm jo i mirë për opozitën në Gjilan por nuk e la Gjilanin, por të presin edhe 2 vjet”, transmeton Gjilani SOT.

Kryetari Haziri gjithashtu ka thënë se në vitin 2020 do të flas me kryetarët e degëve për zgjerim të koalicionit në Gjilan dhe gjithashtu do të ketë riformatim të qeverisjes. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close