LAJME

Një plumb në kokë e la të vdekur në kabinë të kamionit, mësohet motivi i vrasjes në Gjilan

Polici Vllaznim Hamdiu sot rreth orës 05:00 e ka qëlluar për vdekje qytetarin Lulzim Spahiu.

Burime të sigurta i kanë thënë Gazetës Sinjali se polici dhe viktima janë përleshur pas një aksidenti që kanë pasur në rrugën “Nato ’99” në Gjilan, me ç’rast pasi viktima e ka goditur veturën e policit, ky i fundit nuk është përmbajtur, duke e qëlluar në kokë me një plum të vetëm, i cili e ka lënë të vdekur qytetarin në kabinën e kamionit.

Siç mëson Gazeta Sinjali, policit i janë gjetur tri revole. Mësohet gjithashtu se ai ka qenë duke pirë alkool në një nga lokalet deri pak para momentit të vrasjes.

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka kërkuar 30 ditë paraburgim për policin e arrestuar, ndërkaq trupi i pajetë i qytetarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Gazeta Sinjali/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close