LAJME

Haradinaj: I dyshuari për vrasjen në Gjilan nuk ishte pjesë e ekipit tim, bollni me propaganda

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se personi i dyshuar për vrasjen e sotme në Gjilan, asnjëherë nuk ishte pjesë e ekipit të tij për mbrojtje të afërt.

Sipas Haradinajt, qëndrimi i palëkundur kundër ndarjes së Kosovës dhe kundër pazareve të errëta të këmbimit të territoreve, po vazhdon t’u pengojë shpifësve dhe propaganduesve, që në emër të informimit, qëllimshëm shpërndajnë dezinformata dhe të pavërteta, transmeton Klan Kosova.

“Përkundër që ne e dënuam vrasjen e një qytetari nga ana e një polici, bëmë thirrje për organet e rendit që të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore dhe sqaruam që polici në fjalë, asnjëherë nuk ishte pjesë e ekipit tim të mbrojtjes së afërt, disa mediume, të shtyrë nga propaganda e politikës së ndarjes, vazhdojnë ta etiketojnë dorasin si person të afërt me emrin tim”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close