LAJME

Këta janë gazetarët nga Gjilani që i mori 2019-ta

Vdekja është vërsulur pamëshirshëm këtë vit mbi gazetarët e rajonit të Gjilanit. Brenda tre muajve të këtij viti i ndau prej nesh kolegët Ibrahim Sefedinin nga Vitia (Koha ditore), Hamdi Shabanin (Radio-Gjilani) dhe Ardita Sylejmanin (RTK).

Në fillim të këtij viti iku gazetari Tefik Selimi (Bota sot).

2019-ta do të mbahet mend pēr mortin që lëshoi mbi gazetarët e rajonit të Gjilanit.

Përndryshe, brenda viteve 2004-2018 kanë vdekur edhe tetë gazetarë të tjerë nga ky regjion.

Në dhjetor 2018 ndërroi jetë gazetari Xhavit Salihu (themelues dhe pronar i Radio Star).

Gjatë vitit 2017 ikën kolegët Ganimet Klaiqi (Koha ditore) e Gani Korça (Radio-Gjilani), kurse në tetor 2015 ndërroi jetë gazetari Jusuf Bislimi (RTP).

Në vitin 2012, aksidentalisht humbi jetën gazetari Petrit Sherifi (Zëri), kurse një vit para tij (2011), vdekja e mori kolegun Ramadan Bislimi (Rilindja, Radio-Gjilani).

Në vitin 2005 u vra gazetari Bardhyl Ajeti (Bota sot).

Më herët, gjatë vitit 2004 ndërroi jetë gazetari Rexhep Demiri (Rilindja).

Para luftës në Kosovë, kanë ndërruar jetë gazetarët Nexhat Mustafa (Radio-Prishtina) e Nexhip Bejta (Radio-Gjilani, Rilindja). /MediaFokus/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close