LAJME

Gjilani pranon 1400 kontejnerë familjar, do tëshpërndahen Deremahallë dhe Qendër

Gjilan, 27 dhjetor 2019 – Komuna e Gjilanit ka pranuar sot 1400 kontejnerë familjar, të cilët do të shpërndahen në lagjet, Deremahallë dhe Qendra.

Projekti është bërë i mundshëm pasi Komuna e Gjilanit ka fituar grantin e performancës nga Ministria e Mjedisit dhe organizata gjermane GIZ për vitin 2019, në shumën prej 205 mijë euro.

“Në fillim të vitit 2020 do të pranohen edhe 4 mijë kontejnerë të tjerë dhe një kamion për bartjen e mbeturinave. Vazhdojmë me performancë edhe më të mirë drejt shpërblimeve tjera nga organizatat me renome ndërkombëtare”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close